Prishtinë, 12 gusht 2021
Në Bashkësinë Islame të Kosovës, të enjten, mysafirë ishin dy mërgimtarë nga diaspora.
Enver Bikliqi e Muharrem Berisha, ani pse në vitet e 70-ta, u larguan nga Kosova për në Gjermani, nuk e harruan kurrë vendlindjen.
Që nga ajo kohë, Bikliqi e Berisha, u bën donatorë të vazhdueshëm të Shoqatës Bereqeti.
E të dy, në takim i priti i pari i Bashkësisë së Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Pas takimit, u shprehen të lumtur për pritjen që iu bë në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ndërkohë, Myftiu Naim Tërnava përshëndeti dhe falënderoi te gjithë mërgimtarët për kontributin e tyre.
E për kontributin e tyre të vazhdueshëm gjatë gjithë këtyre viteve në ndërtimin e shtëpive për skamnorët dhe ndihmën ne format e tjera, për Bërishen e Bikliqin, Myftiu Tërnava, ndau edhe nga një mirënjohje.