Prishtinë, 17 korrik 2021
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Rendi i ditës i kësaj mbledhje fokus kryesor kishte përgatitjen për grumbullimin dhe prerjen e kurbaneve, si dhe për përgatitjet për manifestimin e festës së Kurban-Bajramit.
Po ashtu në këtë mbledhje u shqyrtua edhe raporti i aksionit “Sofra e Ramazanit”, i realizuar nga Shoqata Humanitare “Bereqeti”, si dhe u shqyrtuan dhe u morën vendime nga kompetencat e kësaj Kryesie.