Prishtinë, 2 tetor 2014
Besimtarët tanë tash e sa ditë gjenden në Mekë, ku kanë kryer Umren. Ndërkaq, sonte pritet që të nisen drejt Arafatit, ku nesër do të fillojnë kryerjen e Haxhit.
Haxhinjt tanë në Mekë kanë bërë ibadet në Qaben e bekuar. Vendqëndrimi ku janë vendosur haxhinjt është afër Qabesë dhe kushtet janë shumë optimale e të mira, gjë që e bënë kryerjen e ibadeteve shumë më të lehtë.

Nga hotelet ku janë vendosur haxhinj tanë për në Qabe në dispozicion kanë autobusët e kontraktuar. Haxhinjt tanë janë shumë të kënaqur me kushtet që kanë në hotele dhe me afërsinë e Qabesë. Këtë vit me haxhinjt tanë në Haxh është edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava, i cili ka pasur një sërë takimesh me udhëheqësit e haxhinjve dhe personalitete tjera të rëndësishme nga vendet e ndryshme, ku do veçojmë takimin me kryetarin e DIJANET-it, prof. dr. Mehmet Gyrmez.{gallery}hxh14arafat{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…