Prishtinë, 26 qershor 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka takuar sot, në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, përfaqësuesit e institucioneve të BIK-ut që përbëjnë Ekipin e Ramazanit, të formuar nga kryeimami, Sabri ef. Bajgora.

{jathumbnail}”Jemi në prag të muajit të madhëruar të Ramazanit,  ju jeni bartës të aktivitet kryesore  në terren sipas stërgjisë që ka bërë kryeimami, gjithherë në bashkëpunim me këshillat vendor dhe imamëve tanë të respektuar . Kërkoj nga ju që të jeni të përkushtuar në misionin që e kemi para vetes. Qëllim ynë është që gjatë muajit të Ramazanit, të jemi sa më afër xhematlinjëve tanë të nderuar, të jemi sa më afër me besimtarëve tanë, të jemi në xhamitë e tona.” tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava.
Ekipin e Ramazanit e përbëjnë përfaqësuesit e Kryesisë së BIK, pedagog të FSI-së, zyrtar nga Këshillat vendor, profesorë të medreseve si dhe përfaqësues nga Departamenti i të Rinjve dhe nga Departamenti  i Gruas.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…