Prof.dr. Xhasir Al Aude, anëtarë i Unionit Botërorë të Dijetarëve Mysliman mban ligjëratë para një auditoriumi të gjerë të imamëve
Në sallën e Fakultetit të Studimeve Islame ( FSI), sot u mbajt një ligjëratë nga prof.dr. Xhasir Al Aude dhe njëherazi anëtarë i Unionit Botërorë të Dijetarëve Mysliman. Në këtë ligjëratë fetare merrnin pjesë imam,kryetar të Këshillave të BIK-së dhe profesor të ndryshëm. Në emër të Kryesisë së BIK-së, mysafirit,mirëseardhje i dëshiroi, anëtari i Kryesisë së BIK-së njëherazi drejtor për shtyp dhe veprimtari botuese, Ahmet ef.Sadriu, i cili prezantoi ligjëruesin dhe theksoi nevojën dhe rëndësinë e ligjëratës për jetën sfidat me të cilat ballafaqohet myslimanët në këtë kohë.
Në ligjëratë e tij me titull “Mekasid esh-sheria”. Prof. Al Aude në ligjëratën e tij theksoi se tema ka një rëndësi tejet të veçantë pasiqë po shtjellojmë peshën e qëllimit të sheriatit mbi ixhtihadin dhe jetën bashkohore edhe pse është një temë e gjatë dhe e gjerë në të cilën kanë kontribuar shuam dijetar përgjatë historisë.
Qëllimet e sheriatit duhet të kuptohen në kuadër të shpjegimeve dhe realiteteve të reja që janë krijuar në kohën tonë bashkohore por gjithsesi duke u mbështetur në trashëgimin dhe historinë islame si model. Tanimë kjo është bërë lëndë që mësohet në fakultetet islame në përgjithësi mbi mendimin islam. Kjo shkencë sipas tij ndahet në disa pjesë, si shkalla e domosdoshmërive, e nevojave dhe komoditeteve (ose gjërave plotësuese), kurse domosdoshmëritë prapë ndahen në pesë aspekte kryesore: fenë, jetën, nderin,mendjen dhe pasurinë.
Në fund pjesëmarrësit shtruan disa pyetje të cilave prof Xhasir Al Aude iu përgjigj dhe i drejtoi një porosi për të gjithë ata të rinj që mbarojnë shkollat në vendet arabe që mos të formojnë opinion ndaj botës në përgjithësi prej atje ku kanë mbaruar studimet, sepse secili vend ka specifikat e veta. Mendimi islam në Kosovë duhet të jetë nga prijësit dhe hoxhallarët vendor dhe reformimi duhet të jetë nga brenda e jo me ide të importuara nga jashtë. Këtu dua të theksoj se BIK si institucion ka kuadro që ndihmojnë dhe bartin misionin dhe perspektivën islamë në këtë vend. Jo çdo mendim gjen zbatim në Evropë sepse unë kam shëtitur thuajse çdo vend të Evropës dhe Amerikës dhe assesi pakicat islame këtu s’kanë nevojë për mendim të ngurta të cilat neve si vende islame na kanë shkaktuar probleme dhe kokëçarje të mëdha.