Dita e Flamurit bart në vete ndjenjën e krenarisë e të ndërgjegjes sonë kombëtare, si dhe sakrificën, angazhimin, lavdinë e dinjitetin e popullit tonë, që pikërisht më 28 nëntor 1912, vendosën themelet e mëvetësisë e pavarësisë së atdheut e popullit tonë.
Edhe në këtë përvjetor të rëndësishëm për popullin tonë, kujtojmë me pietet ideatorët, prijësit, heronjtë e themeltarët e pavarësisë të të gjithë brezave, të cilët u angazhuan, vepruan e sakrifikuan për jetësimin e pavarësisë së trojeve tona. Respekt, shëndet, mbarësi e harmoni për të gjithë shqiptarët kudo që gjenden.
Zoti i bekoftë trojet tona!
Zoti e ruajtë popullin tonë!
Gëzuar Dita e Flamurit!
Gëzuar Dita e Pavarësisë!
Prishtinë, 28.11.2020
Myftiu i Kosovës,
Naim Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …