Bashkësinë Islame e përfaqëson, e prezanton para institucioneve dhe para opinionit  vetëm Myftiu i Kosovës
Të shtunën, më 15 shkurt 2014, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka mbajtur mbledhje me udhëheqësit dhe administratën e këshillave vendor të BI, ku Myftiu ka  trajtuar, disiplinën dhe përgjegjësinë në punë, respektimin e hierarkisë institucionale, njohjen e kompetencave të autoriteteve lokale, angazhimin në përmasimin e jetës fetare në terren si dhe paraqitjen e imamëve me derse e ligjërata në rrjetet sociale.

“Disiplina të filloj nga udhëheqësit-kryetari e kryeimami, pastaj të vazhdoj tek administrata në të gjithë  këshillat. Ne na duhet angazhim për ngritjen profesionale të kapaciteteve të administratës, po e them administrata duhet të jetë në funksion të imamëve dhe besimtarëve”- tha myftiu Tërnava për përgjegjësin e disiplinën në punë.
Më tutje, myftiut Tërnava foli për vëmendjen që duhet kushtuar në terren çështjes së mësimbesimit për se, ndër të tjerat, tha: “Kryesia  e BIK nuk është e kënaqur me punën që po bëhet nëpër xhamitë tona, nëse  marrim shembull vetëm  mësimbesimin dhe krahasojmë me vitet e 70, 80, e madje  90-ta të shekullit të shkuar, përkundër vështirësive dhe kushteve jo të favorshme që kemi pasur atëbotë,  rezultatet kanë qenë më të prekshme. Viteve të 90-ta kandidatë që vinin për t’u pranuar në Medrese,  shumica  prej tyre kishin bërë hatme  pranë xhamive në vendbanimeve e tyre, ndërsa tani pothuajse nuk na vije asnjë nxënës që ka bërë hatme, kjo dëshmon qartë punën  e mualimeve dhe imamëve nëpër xhami dhe këshilla”.
Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij myftiu Tërnava në mbledhjen më drejtuesit dhe administratorët e këshillave vendor ia  kushtoj respektimit të hierarkisë, respektimit të Kushtetutës së BIK, respektimit të rregulloreve si dhe njohjen dhe zbatimin të  kompetencave që dalin nga këto akte. Për respektimin e hierarkisë myftiu nënvizoi: “Është koha që në kuadër të BIK të respektohet hierarkia, të shihen kompetencat, dhe të respektohet autoriteti më i lartë, të respektohet Kushtetuta e BIK.  Të nderuar! E dini mirë, që BIK e përfaqëson, e prezanton para institucioneve jashtë e brenda si dhe para opinionit  e besimtarëve Myftiu i Kosovës. Është obligim i tij kushtetues përfaqësimi i besimtarëve, përfaqësimi i institucionit të BIK-ut, mbrojtja e të drejtave të besimtarëve, promovimi i vlerave të BIK dhe besimtarëve. Nuk  është e drejtë që udhëheqësit lokal, administrata apo imami të flasin e të deklarohen para Myftiut, apo një gjë të tillë ta bëjmë pas deklarimit të Myftiu. Myftiu nuk ka nevojë që t’i paraprini ju në opinion, por as nuk ka asnjë nevojë që të bëni fushatë më një çështje që është deklaruar Myftiu”.{gallery}mbldhjmed{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Mesazh urimi për ipeshkvin Dodë Gjergji

I nderuari ipeshkv, Dodë Gjergji Me nderim e respekt të posaçëm, në këtë ditë të shënuar p…