Prishtinë, 11 shkurt 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti ambasadorin Babür Hızlan- drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin për vizitën dhe e njohu diplomatin turk me arritjet, suksese dhe sfidat në BIK.
Myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoj qeverinë, popullin e posaçërisht diplomacinë turke për mbështetjen e përkrahjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë që i kanë dhënë, dhe po i japin Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ambasadori Babür Hızlan vlerësoj kontributin e BIK në të mirë të vendit dhe popullit të Kosovës. Ambasadori po ashtu u shpreh se diplomacia turke edhe në të ardhmen do ta ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj për anëtarësimin në organizmat ndërkombëtar.