Ballina Lajme Lagjja e Veternikut së shpejti me xhami

Lagjja e Veternikut së shpejti me xhami

Të hënën më 8 korrik 2013, në prag të Ramazanit, në lagjen “Veternik” (përball Qendrës AlbiMall) me iniciativen e besimtarëve të kësaj ane u vu gurthemeli i objektit për xhaminë e kësaj lagjeje.
Në ceremoninë e gurthemelit përveç besimtarëve, qenë të pranishëm edhe  Myftiu i Kosovës, Naim ef Tërnava që shoqërohej nga bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës.

Myftiu Tërnava pasi përshëndeti të pranishmit, falënderoi nismëtarët për ndërtimin e xhamisë, pastaj këshillin e BIK dhe donatorët, dhe njëherësh ua uroj edhe muajin e Ramazanit.
Ndërsa, duke folur për rolin e xhamisë Myftiu tha: “Sot është një ditë e veçantë, ditë e shënuar për këtë lagje, ngase ka dashtë i Madhi Zot që natën e Ramazanit po hedhim gurthemelin e xhamisë, ku së shpejti do të adhurohet Allahu xh.sh. dhe do të mësohen e edukohet rina jonë në rrugën e Zotin, Xhaminë që po e nisim sot do jetë këtu deri në Kijamet .”
Përshëndeti edhe kryetari i KBI së Prishtinës, Bahri Sejdiu, pastaj dr. Abdu-Rezak nga Vakful Islam dhe përfaqësuesi i Lagjes.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu vizitoi ambasadën e Kosovës në Rijad

19 nëntor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë dit…