Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Jacobson, më 16 gusht 2012, në ambientet e Ambasadës amerikane në Prishtinë shtroi iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame  të Kosovës.
Përveç udhëheqësve të Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, në iftar qenë edhe udhëheqës të komuniteteve tjera fetare.

 

{jathumbnail}Duke iu drejtuar të pranishëmve ambasadorja amerikane në Prishtinë, znj. Jacobson fillimisht, tha: “Për mua është nder që jam nikoqire e këtij iftari. Kam kënaqësinë e veçantë që jam nikoqire e përfaqësuesve nga besimet e shumta në iftarin tonë të parë ndërfetar. Është kënaqësi e vërtetë për mua t’ju shoh këtu sonte. Veçanërisht për arsyen se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë të përbashkët respektin për fenë e njëri tjetrit. Në shtetet tona ne e kuptojmë rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë dhe tolerancës fetare. Sonte kemi një mundësi të festojmë atë që na bën unikë në aspektin fetar, por edhe ato që na bëjnë së bashku.”
Ambasadorja amerikane më tutje u shpreh “Dëshiroj të lexoj një citat nga Presidenti Obama kur shtroi një iftar në Shtëpinë e Bardhë: “Çdo besim është unik. Dhe prapë, gjatë Ramazanit, ne shohim tradita që janë të përbashkëta për shumë fe: besimtarët duke u falur dhe duke agjëruar… Familjet mblidhen me dashuri për njëri tjetrin… Fqinjët shtrijnë dorën me mëshirë dhe bamirësi, në mënyrë që t’i shërbejnë atyre me më pak fat.”

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava në fjalën e tij, pasi falënderoj ambasadoren për iftarin, e uroj dhe e përgëzoj për marrjen e detyrës në misionin amerikan në Prishtinë, ndër të tjerat tha: “znj. Trejsi Xhakobson!  Faleminderit për kujdesin dhe respektin e treguar për ne. Tradita e shtrimit të iftarëve nga ju është e kahershme. Iftari shtrohet edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe nga ambasadat amerikane në vendet myslimane. Zonja ambasadore ju sapo keni marrë detyrën në Kosovë, andaj në këtë natë të madhe ne ju shprehim mirëseardhje dhe u dëshirojmë suksese në misionin tuaj në Kosovë”.
Më tutje Myftiu Tërnava tha:” Zonja ambasadore, ne si edhe deri tani, Jemi të hapur për bashkëpunim me ju, dhe qeverinë tuaj.  Populli ynë tolerancën e mirëkuptimin fetar e ka trashëgim nga të parët, dhe si të tillë e kultivon me shekuj. Këtë vlerë të kalitur do e ruajmë e kultivojmë edhe në të ardhmen.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…