Ballina Lajme U përurua xhamia e re në fshatin Gorancë

U përurua xhamia e re në fshatin Gorancë

Të shtunën, me datë 28 korrik 2018, në mënyrë solemne u bë hapja e xhamisë në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.

Në këtë ngjarje krahas përfaqësuesve të këshillave të Bashkësisë Islame, strukturave komunale, mysafirëve nga Tetova, përfaqësuesve nga Gostivari, në krye me z. Musa Musanë, mori pjesë edhe drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Ahmet Sadriu.

Ngjarja filloi me leximin e një pjese nga Kurani, më pas në emër të Kryesisë foli drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese në këtë Kryesi z. Ahmet Sadriu. Ai përcolli urimin dhe përgëzimin e Myftiut Tërnava për hapjen e xhamisë, si dhe falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj xhamie.

“Zoti në Kuran thotë: “Xhamitë janë për Zotin dhe mos adhuroni askënd tjetër përpos Zotit”, ndaj mund të themi se xhamia ka luajtur rolin e unifikimit mes njerëzve, në të janë marrë shumë vendime fetare dhe kombëtare, është vend i iniciativave, vend ku edukohen gjeneratat e reja, ndaj porosis prindërit që të mos ngurrojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në mësim-besim”, tha mes të tjerash z. Ahmet Sadriu.

Në fund, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame, xhematit të fshatit Gorancë iu dha një mirënjohje në shenjë falënderimi për kontributin dhe angazhimin që kanë pasur për ndërtimin e kësaj xhamie. Mirënjohja iu dorëzua z. Xhelal Kaloshit. Po ashtu edhe xhemati nderoi me mirënjohje arkitektin e kësaj xhamie, z. Esat Ramadanin.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Botimet e Bashkësisë Islame të Kosovës iu dhuruan Bibliotekës së qytetit të Mitrovicës

Zyrtarë komunal nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport,me 20 nentor kanë pritur në një …