Prishtinë, 26 shator 2019

Në Sarajevë dje e sot u mbajt Konferenca rajonale “Ruajtja e paqes përmes mirëbesimit e pajtimit” në mbështetje të viktimave që përjetuan trauma gjatë luftës.
Kjo konferencë është organizuar nga Këshilli Ndërfetar i Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa është mbështetur nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Sarajevë.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të bashkësive fetare nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova e Serbia.
Bashkësinë Islame e Kosovë në këtë konferencë e përfaqësuan Vedat Sahiti, këshilltar i Myftiut të Kosovës dhe Ramadan Shkodra, drejtor për kulturë e veprimtari botuese në Kryesinë e BIK-ut.
Konferencën e shpalli të hapur Jakob Finci, kryesues i Këshillit Ndërfetar të Bosnjës e Hercegovinës, pas të cilit të pranishmëve iu drejtuan liderët e bashkësive fetare të Bosnjës e Hercegovinës. Në seancën e pestë para të pranishmëve përfaqësuesi i BI-së së Kosovës Vedat ef.Sahiti mbajti kumtesën ” Roli i bashkësive fetare në trajtimin e viktimave të dhunës seksuale” , ndërsa në fund të konferencës u miratua plani veprues i bashkëpunimit në nivel rajonal për luftimin e stigmës dhe zgjidhjen e problemeve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftërave në rajon.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…