Prishtinë, 9 mars 2015

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava priti sot ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, jorezident për Kosovën, z. Talat Salem Radwan, të cilin pasi e falënderoi për vizitën në BIK, e uroi edhe për detyrën e re, duke i dëshiruar punë e mbarësi gjatë gjithë mandatit të tij.

Myftiu njëkohësit i ofroi bashkëpunim me institucionin e BIK-së. Myftiu Tërnava edhe me këtë rast vlerësoi lart përkrahjen e Arabisë Saudite për Kosovën, veçmas në instancat ndërkombëtare. Myftiu theksoi se edhe në të ardhmen pret që Mbretëria e Arabisë Saudite ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…