Prishtinë, 10 janar 2020
Nën këndimin e tekbireve dhe lutjeve fetare në mënyrë solemne u bë përurimi i xhamisë së re në Korreticë të Drenasit. Në këtë solemnitet merrte pjesë një delegacion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, i prirë nga sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut Ahmet ef. Sadriu, përfaqësuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas dhe shumë xhematli. Sekretari mbajti edhe një fjalë rasti dhe po ashtu mbajti hytbenë e xhumasë, nga dërgoi mesazhe paqeje në këtë ditë të madhe të xhumasë

Ai në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava dhe Kryesisë përshëndeti dhe uroi xhematin për këtë xhami të bukur dhe njëherit bëri thirrje për ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës fetare dhe besimit tradicional në vend. Ai duke lexuar ajetin kuranor, ku Allahu xh, thotë “Xhamitë e Allahut i ndërtojnë vetëm ata që besojnë në Allahun Një dhe në Ditën kur do të dalin para Tij për ta dhanë llogarinë përfundimtare.” Ndërtim i kësaj xhamie reflekton vlerat autoktone fetare e kombëtare që ka populli ynë. Xhamia gjithmonë ka reflektuar paqe, dritë dhe ardhmëri të sigurt. Xhamia ka edukuar dhe do të edukojë breza të shumtë deri në Kiamet. Allahu në Kuran thotë: “Xhamitë janë të Allahut dhe askush nuk meriton të adhurohet në xhami përpos Allahut.”-tha ef. Sadriu. Ai po ashtu ka shprehur falënderime për KBI-në e Drenasit , KK të Drenasit, fshatarët dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në ndërtimin e kësaj xhamie fhe kërkoi që të shfrytëzohet për të mirë, paqe e për dobi të komunitetit.

Ndërtimi i kësaj xhamie për herë të tretë tash po ndërtohet, e ka zbukuruar këtë vend edhe më shumë dhe kjo është dëshmi e qartë se në mesin tuaj ekziston besimi në Zotin xh.sh., bindja se një ditë do të takohemi me të.

Në emër të KBI-së së Drenasit një fjalë rasti mbajti sekretari i Këshillit, Eset ef. Bajraktari, i cili falënderoi Kryesinë e BIRK-ut për këtë investim në ndërtimin e kësaj xhamie, për të cilën ka pasur tejet nevojë dhe ka qenë kërkesë e vazhdueshme e këtij komuniteti për ndërtimin e kësaj xhamie të re. Ai foli përkitazi me rolin e xhamisë në edukimin e brezave, duke thënë se xhamia është vendi ku afrohen njerëzit dhe duhen për hir të Zotit, mësojnë dituri e kulturë dhe këtu formohet personaliteti i drejtë njerëzor dhe fetar.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Hajrullah ef. Hoxha, i cili evokoi kujtime nga fillimi i kësaj xhamie, e cila për së pari herë është ndërtuar në shekullin XIX, por kësaj radhe ndërtimi është i veçantë, pasi q është edhe me minare. Ai tha se kjo xhami do të jetë një vlerë e shtuar për këtë komunitet dhe shpresojmë që do të jetë edukuese për breza t e rijn që do të vijnë.

[srizonfbalbum id=37]

Nmazit të Xhumasë i priu Hajrullah ef. Hoxha. Më pas delegacioni i Kryesisë së BIRK-ut vizitoi edhe ndërtesën e re të KBI-së së Drenasit, ku u prit nga kryetari i Këshillit Valon ef.Bequku dhe administrata e Këshillit të BI-së së Drenasit, të cilët i falënderuan për këtë vizitë.

Delegacioni më pas vizitoi nga afër ndërtesën e re ku tash e tutje do të jetë në shfrytëzim të këtij këshilli dhe për nevojat e tij.

Edhe xhemati i kësaj xhamie u shprehën tepër të gëzuar që më në fund lokaliteti i tyre u bë me një xhami të bukur e të re, ku do të kryejnë adhurimet fetare islame.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…