Organizuar nga misioni i OSBE-së departamenti i të drejtave të njeriut dhe komuniteteve u mbajt takimi dy ditor për promovimin e dialogut ndër fetar dhe pajtimit mes rinisë në Kosovë. Qëllimi i këtij takimi ishte inkurajimi i tolerancës dhe diversitetit dhe ofrimi i mundësisë për grupet rinore që të diskutojnë mbi fetë e ndryshme. Takimi u mbajt më 6-7 shtator 2014 në hotel magra në Rugove në rajonin e Pejës.

Departamenti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës me tetë  student dhe studente nga Fakulteti i studimeve Islame në Prishtinë.
Në kuadër të këtij seminari u bën edhe vizita objekteve fetare në Pejë, Xhamisë Qarshisë, kishës Ortodokse Serbe dhe kishës Katolike si dhe asaj Protestante. Gjatë vizitës së Xhamisë Qarshisë, një ligjërat për të pranishmit mbajti kryetari i këshillit të bashkësisë Islame të Pejës Muzli ef. Arifi,  Z.Arifi foli për historikun e Xhamisë dhe po ashtu u kujdes për përgjigje në pyetjet e të pranishmëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…