Prishtinë, 13 janar 2019

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës njofton opinionin e gjerë se dje ka dërguar për mjekim dhe trajtim adekuat mjekësor znj. Taunita Hoxha, e aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, Kryesia e BI-së, ka kuptuar se, subjekte e individë të ndryshëm kanë grumbulluar mjete financiare për shërimin e zonjës në fjalë, madje sipas disa dëshmive të marra nga tereni, individë të ndryshëm ende vazhdojnë me grumbullimin e mjeteve.

Me këtë rast, për hir të së vërtetës, njoftojmë opinionin e gjerë se Kryesia e BI-së, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk ka kërkuar mjetet financiare për mjekimin e saj, si dhe nuk ka asnjë lidhje me aksionet që janë organizuar e vazhdojnë të mbledhin mjete financiare për mjekimin jashtë vendit të zonjës Taunita Hoxha.

E ritheksojmë se, trajtimin mjekësor për zonjën Taunita Hoxha, siç e kemi thënë edhe dje në njoftimin tonë, e kemi realizuar në bazë të memorandumit që ka Kryesia e BIK me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë, për trajtimin e pacientëve kosovarë, për të cilët nuk ka mundësi trajtimi e mjekimi në klinikat tona.

  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…