Prishtinë, 26 korrik 2014

 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e e diel më 27 korrik 2014.

 

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të hënën, më 28 korri 2014.

 

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë  e Madhe në Prishtinë.

 

Manifestimi fillon në ora 4:50 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Adem  ef. Hoxha.

 

 Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 6 : 00 minuta të cilit do t’i prij, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK .  

 

Hytben e Fitrër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

 

Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 28 korrik 2014, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.

 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër-Bajramit!

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…