Ballina Lajme Nderohet me mirënjohje kryetari i KBI të Gjilanit Naim Aliu

Nderohet me mirënjohje kryetari i KBI të Gjilanit Naim Aliu

Prishtinë, 30 nëntor 2018

Me rastin e 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri ndau mirënjohje për personalitete që janë dalluar në fusha të ndryshme në këtë vit.

Duke u bazuar në kontributin e dhënë në të mirë të komunitetit, me motivacionin “Për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional” me një mirënjohje u nderua edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit z. Naim Aliu.

Për motive të ndryshme me mirënjohje u nderuan edhe pjesëtarë të Stacionit Policor, pjesëtarë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, punëtorë të Bilbiotekës së Qytetit, punëtorë të arsimit etj.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava ndanë mirënjohje për ish sekretarin e Kryesisë Resul ef. Rexhepi

Prishtinë, 17 janar 2019 Me rastin e pensionimit të sekretarit të Kryesisë së Bashkësisë I…