Ballina Lajme Myftiu Tërnava takoi imamët e Prishtinës

Myftiu Tërnava takoi imamët e Prishtinës

Prishtinë, 30 janar 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli Hetem ef. Sopjani. Kryetari Sopjani e njohu Myftiun Tërnava me organizimin dhe aktivitetet e KBI-së, së Prishtinës dhe punën që po bën ky Këshill dhe imamët.

Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite zhvilloi një takim me imamët e Këshillit të BI-së, të Prishtinës  të cilët i përgëzoi dhe i falënderoi për punën dhe aktivitetin që janë duke bërë dhe po ashtu  kërkoi bashkëpunim dhe unitet të ndërsjellë, duke i ofruar kështu xhematit Islamin ashtu siç është. Ne si popull jemi të veçuar që Allahu na ka bërë pjesë e kësaj feje.

Misioni ynë është ta përcjellim, ta kumtojmë dhe të mbjellim dashuri dhe respekt ndaj Islamit kudo që jemi dhe ta bëjmë atë të dashur tek të rinjtë dhe masa.

Ai  po ashtu theksoi se falë Zotit dhe bamirësve BIRK-u ka një infrastrukturë të kompletuar po ashtu edhe me imamë të cilët vazhdimisht janë në shërbim të xhematit tonë.

Ai gjithashtu porositi imamët e Prishtinës  që edhe më të japin kontribut në të mirë të Islamit dhe të vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Promovohet kompleti i veprës “Islami nëpërmjet haditheve 1-7”

Prishtinë, 21 shkurt 2019 Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Koso…