Tiranë, 3 korrik
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava sot në Tiranë është pritur nga ambasadori i Kuvajtit Fayez Mishari Al Jassem. Ambasadori kuvajtian falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm dhe çmoi kontributin e Myftiut Tërnava për organizimin e BIRK-ut dhe jetës fetare në përgjithësi.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin e Kuvajtit Fayez Mishari Al Jassem, për mirëpritjen dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy institucioneve dhe po ashtu çmoi kontributin dhe ndihmën që kanë dhënë qeveria dhe populli kuvajtian për Kosovën e në veçanti për projektin e financuar së fundmi për ndërtimin e ndërtesës së KBI-së në Drenas.
Ambasadori Fayez Mishari Al Jassem premtoi se do të përkrahë vazhdimisht BIRK-un në projekte të cilat janë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe tha se është knaqësi të bashkëpunosh me Myftiun Tërnava dhe BIRK-un.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…