Prishtinë, 19 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit Braathu, e më pas e njohu me organizimet dhe aktivitetet që po zhvillon BIRK-u. Ai po ashtu tha se kane një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë dhe se promovojnë vlera të respektit, dialogut ndërfetar, si dhe paqe ndërmjet besimeve. Ai çmoi edhe raportet shumë të mira që kanë me OSBE-në, sidomos në fushën e dialogut ndërfetar në Kosovë.

Nga ana e tij, ambasadori Jan Braathu, falënderoi Myftiun për pritjen dhe kontributin e Bashkësisë Islame në projektet e përbashkëta të realizuara përgjatë viteve të kaluara. “Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen” – tha ambasadori Braathu. Ambasadori Braathu po ashtu uroi Myftiun Tërnava për mandatin e ri në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…