Prishtinë, 15 prill 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim shefin e misionit të UNHCR-së, z. Erol Arduç.

Myftiu Tërnava fillimisht e falënderoi z. Arduç për vizitën, e më pas e njohu atë me punët dhe angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me UNHCR-in, për afrimin e komuniteteve dhe për rehabilitimin e të kthyerve dhe të zhvendosurve.

Nga ana e tij, z. Arduç, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e përgëzoi atë dhe institucionin që ai drejton për punën dhe angazhimin e tyre për mirëqenien e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…