Prishtinë, 10 prill 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim një delegacion nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE), të kryesuar nga deputeti Veton Berisha.

Myftiu Tërnava pasi i dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, i njohu ata me punën e BIRK-ut dhe organizimin e jetës fetare në Kosovë. Myftiu shprehu mirënjohje për komunitetin egjiptian, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike, e cila i bën nder sot vendit tonë në botë. Myftiu po ashtu tha se bashkëpunimi me komunitetet në Kosovë është shumë i mirë. “Është fakt se si çdo komunitet tjetër, edhe egjiptianët e Kosovës ballafaqohen sot me sfida e probleme të ngjashme”, tha ndër të tjerash Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij, deputeti Veton Berisha, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen, duke theksuar se komuniteti egjiptian ka pasur mbështetjen e Myftiut Tërnava në sfidat me të cilat ballafaqohet ky komunitet. Sipas tij, Kosova mbetet një vend ku respektohen komunitetet pakicë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…