Prishtinë, 2 shkurt 2012

Me rastin e 12 rebiul evelit- datëlindjes së pejgamberit Muhamedit a.s., të enjten, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, në bashkëpunim me Departamentin e të Rinjve të Kryesisë së BIK, organizoj manifestim kushtuar kësaj ngjarje të rëndësime në Historinë Islame.

Manifestimi u mbajt pas namit të drekës në xhaminë “Sullatan mehemt Fatit” ku për rëndësinë e kësaj data foli kryeimami i BIK, Sabri efendi Bajgora, i cili para të pranishmëve foli për jetën e pejgamberit Muhamedit a.s.

Pejgamberi lindi në një kohë kur njerëzimi kishe nevojë për ripërtrirjen e shpallje hyjnore nga ana e të Madhit Zot. Misioni i pejgamberit ka qenë udhëzimi i njerëzimit sipas mësimeve hyjnore- tha kryeimami Bajgora.
Ndërsa për manifestimin e Mevulit,  kryeimami  potencoi, myslimanët në mënyra nga më të ndryshmet kanë shënuar datëlindjen e Pejgamberit a.s. madje për këtë qëllim te shumë popuj janë krijuar e thurrur kaside, ilahi, lavde, poezi e deri tek krihemi e ndryshme letrare e historike.
{jathumbnail}Edhe tek ne, ulemat tanë kanë shprehu lavde e konsideratë e tyre ndaj pejgamberit në shumë ilahi, kaside e poezi, madje janë shkruar në gjuhën shqipe edhe mbi 20 mevlude, gjë që tregon më së miri përkushtimin e ulemasë shqiptare për Pejgamberit – tha ndër të tjerat kryeimami Bajgora.
Tradita e shënimit te ne është e hershme në familjet dhe institucionet tona datëlindja e Resululahit është shënuar në mënyrë madhështore e me përkushtim të veçantë. Manifestimi i mevludit në të kaluar ka pasuar një rëndësi të veçantë për përhapjen e mësimeve dhe parimeve islame, madje edhe gjatë sistemit monist ky manifestim luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjen e fesë islame në masën e gjerë popullore nga ideologjia moniste.
Në fund të manifestimi grupi i imamëve të Këshillit të BIK të Prishtinës, këndoi pjesë nga Mevludi i Tahir efendi Popovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…