Prishtinë, 17 maj 2014
Kryesia e BIK mbetet e përkushtuar që të realizoj të drejtën e shkollimit dhe të punësimit të femrës myslimane edhe me mbulesë  në institucionet publike, si të drejta të panegociueshme. Zgjidhja për këtë çështje, dhe çështjet të tjera duhet kërkuar në kuadër të Kushtetutës së vendit dhe shembullit të vendeve të Bashkimit Evropian, atje ku pretendojmë të integrohemi, larg çdo politizimi e polarizimi për interesa politike e klanore.

Partitë politike le të merren më punët dhe programet e tyre, ndërsa Bashkësia Islame do të kryej misionin e saj kushtetues .
Kryesia e BIK-ut fton të gjitha partitë politike që të mos provojnë të bëjnë fushatë në xhamitë dhe objektet e tjera të BIK-ut, sepse xhamitë nuk janë vend për platforma politike, por për ibadete e kryerje të obligimeve fetare. Kjo ngase, xhemati ynë është heterogjen dhe u përket të gjitha partive politike, pra për ne të gjitha partitë politike janë të barabarta.
Kryesia e BIK-ut, në të njëjtën kohë shpreh shqetësimin dhe mospajtimin  e saj për marshin e sotshëm në Prishtinë, kundër homofobisë. Marshin e sotëm e  konsiderojmë  fushatë me të cilën po tentohet të  promovohet  homoseksualiteti si vlerë civilizuese. Bashkësia Islame e Kosovës, edhe një herë, publikisht distancohet nga kjo dukuri e cila është degjeneruese, denigruese dhe nuk përkon me natyrshmërinë e llojit njerëzor, si dhe është kundër mësimeve të Zotit, parimeve fetare, traditës së shëndoshë të shoqërisë dhe  familjes së shëndetshme.

  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…