Ballina Lajme Mbahet ligjëratë për nder të Israsë dhe Miraxhit

Mbahet ligjëratë për nder të Israsë dhe Miraxhit

Prishtinë, 02 prill 2019

Në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi program për nder të natës së madhe të Israsë dhe Miraxhit. Në këtë program, ligjëratën kryesore e mbajti sekretari i përgjithshëm i Kryesisë Ahmet ef. Sadriu.

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryetari i Këshillit të Prizrenit Besim ef. Berisha, e më pas një fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Kuvendit të BIRK-ut, Ajni ef. Sinani.

Në ligjëratën e tij, sekretari i përgjithshëm i Kryesisë Ahmet ef. Sadriu, duke specifikuar ndodhitë e natës së Israsë dhe Miraxhit, përmendi faktin se ky është një moment i jashtëzakonshëm, kur Allahu për një pjesë të natës, bëri që robi i Tij të udhëtoi me trup e me shpirt nga Meka deri në Mesxhidi Aksa, dhe nga aty për mbi shtatë palë qiej, e deri në Sidretul Munteha. “Në këtë udhëtim qiellor, Allahu bisedoi me Muhamedin a.s. drejtpërdrejt, pa ndërmjetësues, ia mundësoi atij që t’i shohë shumë gjëra prej madhështisë dhe fuqisë së Krijuesit. Allahu xh.sh. në Kuran dëshmon për këtë: “Ai (Muhamedi) vërtet pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” (En Nexhm, 18). Pra, pa shumëçka, që për mendjen njerëzore janë krejtësisht të paarritshme. Njerëzit e besojnë Miraxhin e Pejgamberit a.s., por, atë e përjetojnë vetëm besimtarët që e falin namazin për hir të Allahut, si dhe ata të cilët e përkujtojnë këtë ngjarje madhore, me mendje, zemër e shpirt”, tha ndër të tjerash sekretari Sadriu.

Më pas, për të pranishmit u mbajt edhe një program artistik, me Kuran dhe ilahi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi fabrikën për prodhimin e elementeve të betonit “Globi M.I”

Prishtinë, 18 qershor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…