Ballina Lajme Kurban-Bajrami të martën më 21 gusht 2018

Kurban-Bajrami të martën më 21 gusht 2018

Prishtinë, 17 gusht 2018

NJOFTIM PËR OPINION

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e martë më 21 gusht 2018.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 5:10, me faljen e namazit të sabahut nga Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Bahri ef. Sejdiu ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Kurban–Bajramit falet në orën 06:25 të cilit do t’i prij Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 21 gusht 2018, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona!

Me fat festa e Kurban–Bajramit!

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava dhe Ministri Çavusoglu vizituan xhamitë “Sulltan Mehmet Fatih” dhe “Jashar Pasha” në Prishtinë

Prishtinë, 20 tetor 2018 Ministri i Punëve të Jashtme të Turqsisë, z. Mevlut Çavusoglu i s…