Ballina Njoftime NJOFTIM PËR OPINION

NJOFTIM PËR OPINION

Prishtinë, 2 tetor 2014
Kurban – Bajrami të shtunën më 4 tetor
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e  shtunë më 4 tetor 2014.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në  xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 6:00, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste që do ta mbaj kryeimami i BIK, Sabri ef. Bajgora.
Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 7:13. Hytben e Kurban- Bajramit do ta mbaj sekretari i përgjithshëm i BIK, Resul ef. Rexhepi.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 4 tetor 2014, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9 -12.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.
Me fat festa e Kurban –Bajramit!

  • Konkurs

    11 dhjetor 2019Këshilli i Bashkësisë Islame i SuharekësShpall:K O N K U R SPër plotësimin …
  • Njoftim

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se, në aksionin e ndërmar…
  • Konkurs

    02 dhjetor 2019 Këshilli i Bashkësisë Islame i Malishevës shpall: K O N K U R SPër plotësi…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

11 dhjetor 2019Këshilli i Bashkësisë Islame i SuharekësShpall:K O N K U R SPër plotësimin …