14 qershor 2019

Këshilli i Bashkësisë Islame i Obiliqit

Shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës:

Arkëtar në KBI të Obiliqit

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia)

2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit

3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare

4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht

5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar

6. Të ndërmarrin iniciativë dhe të kenë kreativitet në punë

7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit

* Certifikata e lindjes

* Certifikata shëndetësore

* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar

* Vërtetimi për përvojën e punës

* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare

* CV – ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional

* Letërnjoftimi (fotokopje)

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së në Obiliq

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi është i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…