Konkurs

5 nëntor 2019

Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

1. Zëvendëskryeimam i Këshillit të BI-së së Ferizajt


Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës)

2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit

3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare

4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht

5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar

6. Të ketë pesë (5) vjet përvojë pune në Bashkësinë Islame

7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit

* Certifikata e lindjes

* Certifikata shëndetësore

* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar

* Vërtetimi për përvojën e punës

* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare

* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional

* Letërnjoftimi (fotokopje)

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt.

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Njoftim

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se, në aksionin e ndërmar…
  • Konkurs

    02 dhjetor 2019 Këshilli i Bashkësisë Islame i Malishevës shpall: K O N K U R SPër plotësi…
  • Tender për shtypin e Takvimit për vitin 2020

    Prishtinë, 27 nëntor 2019 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: Ten…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se, në aksionin e ndërmar…