Nga: Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava 

Për: Presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl;
Kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan
Kryetarin e Dijanet-it, Mehmet Gormez

Me rastin e tërmetit në Van të Turqisë, Myftiu i Kosovës, përmes telegramit ka ngushëlluar popullin turk dhe udhëheqësit më të lart të shtetit turk, presidentin Gyl dhe kryeministrin Erdogan.

Myftiu telegram ngushëllimi i ka dërguar edhe homologut të tij, kryetarit të Dijanet-it, dr. Mehmt Gormez.

Në telegramin e Myftiut thuhet:

Për shkak të humbjeve të mëdha të jetëve të njerëzve dhe dëmeve të mëdha materiale si pasoje e tërmetit në Van , shtetit Turk dhe populli turk i shprehim ngushëllimet më të përzemërta. Më shumë shqetësim kemi ndjekur lajmet për shkatërrimet që kane ndodh në qytetin e Vanin me rrethine, i gjithë populli i Kosovës po përcjell me pikëllim humbjet e mëdha të shtetit mik turk. Me lejoni që në emër të popullit të Kosovës dhe në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet tona me të përzemërta shtetit dhe popullit vëlla turk duke e lutur Zotin e madhëruar qe t’i mëshiroj të vdekurit dhe të plagosurit të gjejnë shërim të shpejt”.

Prishtinë, 24 tetor 2011

Myftiu i Kosovës

Mr. Naim Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…