Prishtinë, 24 nëntor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Ternava i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame  të Gjilanit  Naim  ef.Aliu  vizitoi Komunën e Gjilanit  ku u pritën nga kreu i komunës t z. Lutfi Haziri dhe nënkryetari z.Rexhep Kadriu.

Myftiu Tërnava falënderoi Kryetarin Haziri për pritjen dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer të komunës së Gjilanit me KBI e  Gjilanit  duke theksuar se komuna e Gjilanit dhe Këshilli i Bashkësisë Islame  janë model i bashkëpunimit ndërinstitucional .

Pas takimit Myftiu dhe kryetari i Gjilanit mbajtën një konference për media. Më pas

Myftiu Tërnava, kryetari Haziri dhe kryetari Naim ef.Aliu  morën pjesë në vënien e gurthemeli dy objekteve të reja fetare në lagjen e Balecit dhe në fshatin Pasjak.Në fillim të këtij solemniteti të rastit, Kryetari i KBI –së Gjilanit Naim ef. Aliu, pasi përshëndeti dhe iu dëshiroi mirëseardhje, mysafirëve nga BIk-u i Kosovës, me në krye Myftiun e Kosovës,  Naim  ef. Tërnava,atyre të komunës së Gjilanit kryetarit  Lutfi Hazirit dhe nënkryetarit Rexhep Kadriut ,në fjalën e tij theksoi se xhamia “Xhedide” e lagjes së Balecit është njëra ndër xhamitë e vjetra të komunës së Gjilanit dhe nevoja për të krijuar kushte më të mira për kryerjen e riteve fetare islame ishte e kaherëshme, andaj u ndërmor iniciativa për të rindërtuar këtë objekt fetar islam, tha  Aliu, i cili më pas vazhdoi me një histori të shkurtër të kësaj xhamie, ekzistimi i së cilës daton që nga viti 1890,në fillim funksionoi si mesxhit dhe e njëjta u ndërtua në truallin e vetë investuesit të atëhershëm të Xhamisë Hysen Pashë Milles i cili ishte me prejardhje nga Gjakova , dhe i cili ishte pronar i madh tokash dhe tregtar i njohur në Anamoravë. Xhamia e vjetër pësoi edhe rindërtime në vitin 1973/74 ku u bë renovimi dhe më pas me kontributin e xhematit u ngritë edhe minarja,pastaj është bërë edhe meremetimin i saj në vitin 1994 .Të gjitha këto rindërtime e renovimi janë bërë falë kontributit të xhematit të kësaj xhami, të cilët edhe kanë qenë boshti i KBI së Gjilanit. Ky xhemat ka ditë me e mbajt këtë xhami,ka ditë me mbajt edhe Këshillin e BI në Gjilan”-tha Myftiu Tërnava për të shtuar se edhe Muhamedi a.s. na tregon dhe porositë për vëlerën që ka xhamia dhe se Ai i cili ndërton një xhami Allahu do ti ndërtoi atij një shtëpi prej shtëpive të Xhenetit nesër në Ahiret. Xhamit tek ne edhe në të kaluarën edhe tash edhe pas kanë luajtur po luajnë dhe do të luajnë rolin për edukimin e gjeneratave të reja dhe përmes këtij edukimi, reflektimi i dritës ,  harmonisë,  bujarisë , edukatës ,i gatishmërisë për punë, solidaritetite, cila do, të rrezatoj tek shpirtrat e të gjithë njerëzve, të cilët besojnë Zotin dhe adhurojnë vetëm atë që është krijues i kësaj ekzistence dhe që presin në shpërblimin e Allahut kur të dalin para Zotit për ta dhënë llogarinë përfundimtare. Ne sot e kemi një ditë të begatshme pasi që do të vejmë gurthemelin edhe të një xhamie tjetër në fshatin Pasjak. Nuk do të pranojmë dhe as që kemi pranuar asnjëherë që këtij xhemati të mrekullueshëm t’i mvishen etiketime, të cilat nuk i meriton”.

Ndërkaq në fjalën e tij kryetari i komunës së Gjilanit  Lutfi Haziri theksoi se xhamia e vjetër deri më tash ka kryer misionin e vet duke iu përballuar krajatave të kohës dhe në fund uroi xhematin-popullatën e lagjes së Balecit dhe gjithë të pranishmit për ndërtimin e xhamisë së re dhe shpresoj se shumë shpejtë të përfundoj ndërtimi dhe të vijmë dhe ti falim dy rekatet për objektin e ri dhe në te t’i kryejmë edhe obligimet tjera fetare.

Objekti i ri i xhamisë do jetë i dimenzioneve të njëjta sikur ajo e vjetra. [layerslider id=”20″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…