Ballina Lajme Garat e Njohurive Fetare

Garat e Njohurive Fetare

16.08.2104, Prishtinë
Të shtunën më, 16.08.2014 në ambientin e Medresesë së mesme “Alaudin” në Prishtinë u mbajtën “Garat e Njohurive Fetare” në nivelin të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Të rinjtë janë e ardhmja e çdo vendit, në shoqërinë tonë mbi gjysma e popullsisë i takojnë moshës së re, që paraqet një përparësi të madhe në raport me vendet tjera të rajonit, andaj të rinjtë e vendit tonë e meritojnë që të kemi një kujdes të shtuar ndaj tyre në aspektin e arsimimit dhe edukimit të tyre, kjo madje është edhe një obligim fetar për ne si hoxhallarë, por edhe si prindër.

Andaj, me qëllim të rritjes së vetëdijes për këtë dukuri Departamenti i të Rinjve i BIK-ut në bashkëpunim me Departamentin e Gruas pranë BIK-ut e me përkrahje te madhe nga Myfti i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava dhe nga Kryeimami i Bashkësisë Islame, Sabri ef. Bajgora, për herë të IV-të organizuan “GARAT E NJOHURIVE FETARE”
Fillimisht, në emër të myftiut të Kosovës, të pranishmëve iu drejtua drejtori i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë Bahri ef.Simnica. Simnica pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të myftiut Tërnave dhe ju dëshirojë mirëseardhje, ai u uroj të gjithë garuesve fat dhe suksese në garat e tyre, dhe njëkohësisht përmendi vlerën dhe rendësin e mësim-besimit fetarë.

Në këtë garë ishin të pranishëm 20 Ekipe nga 20 Këshilla të Bashkësisë Islame : KBI-Prishtinë, KBI-Kaçanik, KBI-Lipjan, KBI-Skënderaj, KBI-Gjilan, KBI-Kamenicë, KBI-Prizren, KBI-Rahovec, KBI-Suharekë, KBI-Vushtrri, KBI-Shtime, KBI-Ferizaj, KBI-Viti, KBI-Malishevë, KBI-Hani Elezit,  KBI-Pejë, KBI-Podujevë, KBI-Kaçanik, KBI-Obiliq, dhe KBI-Drenas.
Përfaqësuesit e këshillave garuan në ekipe të përbëra nga 5 anëtarë ku para jurisë profesionale shfaqën njohuritë e tyre nga këto fusha: Kuran, Fik’h, Akaid, Histori Islame dhe interpretim të lirë nga fusha e artit, si monolog, ilahi, kaside, recitale etj.
Pas një gare të fort nga 20 ekipet garuese, në finale u kualifikuan shtatë ekipe: KBI-Kaçanik, KBI-Pejë, KBI-Malishevë, KBI-Hani Elezit, KBI-Obiliq, KBI-Deçan, dhe KBI-Prishtinë.                        

Vendi i parë i takoj ekipit nga KBI të Hanit të Elezit nxënës të hoxhës-mualimit Ensar Krasniqi, vendi i dytë i takoj ekipit nga KBI të Kaçanikut nxënës të hoxhës Bujar Dervishi, kurse vendi i tretë i takojë ekipit nga KBI të Prishtinës nxënës të hoxhës Ekrem Ahmeti.

Fituesit të garës i takojë çmimi “Haxhi Nderi” ndërsa imamët dhe nxënësit e vendit të dytë dhe të tretë janë shpërblyer me mjete financiare. Shpërblime u ndanë edhe për të gjithë pjesëmarrësit tjerë. Po ashtu duhet theksuar se kryesia e BIK-ut ka ndarë edhe mirënjohje dhe certifikata për imamët dhe nxënësit e tri vendeve të para.

Garat e njohurive fetare në nivel të bashkësisë Islame të Kosovës tashmë janë bërë tradicionale dhe do të mbahen për çdo vit.{gallery}garat14{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava në vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

18 nëntor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me ftesë …