Prishtinë, 11 shtator 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot ministrin e financave të Turqisë, z. Mehmet Shimshek, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Myftiu e falënderoj ministrin turk për vizitën dhe shprehu konsideratën e tij për përkrahjen e vazhdueshme të qeverisë turke për Kosovën.

{jathumbnail}Myftiu Tërnava, ministrin turk e njohu me historikun e Bashkësisë Islame si dhe me projektet që po realizon Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me institucionet turke.
Myftiu falënderoj ministrin turk për investime që po bëjnë korporatat turke në Kosovë.
“Më herët ne na është dashur përkrahja politike e diplomatike, gjë që i duhet Kosovës shumë edhe tani, por tani ne kemi nevojë për vende të reja të punës, zhvillim ekonomik dhe për përmirësimin të kushteve të jetesës”- tha Myftiu Tërnava.
Ministri turk Mehmet Shimshek tha se Turqia si deri tash ka qenë pran Kosovës dhe ka përkrahur atë, edhe në të ardhmen do jetë pran saj.
Ministri turk u shpreh se Turqia është e interesuar që të jetë sa më e pranishme me investime  në Kosovë. Për këtë qëllim ai tha se qeveria turke do të orientoj e stimuloj korporatat e firmat turke që të vijnë në Kosovë e të hapin vende të reja pune, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për një jetë më të mirë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…