20 shtator 2019

Delegacioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, i kryesuar nga z. Rifat Turker, i shoqëruar nga këshilltari i Myftiut Tërnava, Vedat ef. Sahiti, sot vizituan qytetin e Gjakovës për të parë nga afër punimet për restaurimin e monumenteve të rëndësishme të kulturës islame.

Në kuadër të kësaj vizite, ky delegacion vizitoi “Xhaminë e Mulla Jusufit”, “Xhaminë e Kusarve”, “Xhaminë e Sefës”, bibliotekën e kompleksit të xhamisë së Sylejman Agës, si dhe Medresenë e Vogël të Gjakovës.

Delegacioni i Vakëfeve të Turqisë gjatë ditës vizitoi edhe tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…