Ballina Lajme Myftiu Tërnava priti një delegacion të Ministrisë së Çështjeve Fetare nga Dubai

Myftiu Tërnava priti një delegacion të Ministrisë së Çështjeve Fetare nga Dubai

Prishtinë, 10 shtator 2012


Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava priti një delegacion nga Emiratet  e Bashkuara Arabe, të kryesuar nga shejh Ibrahim Xhasim el Mansuri -zyrtar i lartë nga ministria e çështjeve fetare të Qeverisë së Dubait, të cilët po qëndrojnë për vizitë pune në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të  Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të dy institucioneve respektive.

 

{jathumbnail}Myftiu Tërnava falënderoi delegacionin për vizitën dhe njohu ata me të arriturat, zhvillimet dhe sfidat e BIK, si dhe mbi organizimin e jetës fetare në Kosovë.
Delegacioni i kryesuar nga shejh Ibrahim Xhasim el- Mansuri falënderoj Myftiun Tërnava për mikpritjen e ngrohtë e vëllazërore në Kosove, për se u shpreh se janë shumë të impresionuar nga ç’kanë parë gjatë vizitës në Kosovë.
Mysafirët nga Dubai  konfirmuan se Ministria e Çështjeve Fetare në Dubai do të mbështet Bashkësinë Islame të Kosovës me projekte konkrete.
Delegacioni nga Dubai do të qëndroj  disa ditë në Kosovë, ku do  të vizitojë disa qytete të Kosovës, si dhe do të vizitoj xhami e medrese, si: në Prishtine, Gjilan  e Prizren, ku do të njihen nga afër me aktivitetet dhe gjendjen e besimtarëve dhe të infrastrukturës Islame në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Task-Forcës kundër përdorimit të narkotikëve dhe për sigurinë në shkolla, z. Avdullah Hasanin

Sot, ditë e enjte, më 18.07.2019, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tër…