Ballina Lajme Botimet e Kryesisë së BIK-ut edhe për bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë

Botimet e Kryesisë së BIK-ut edhe për bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë

30 tetor 2019

Në kuadër të aksionit “Libri më afër lexuesit”, sot me datë 30 tetor 2019, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese të BIK-ut, z.Ramadan Shkodra dhe zëvendëskryeimami, Fatmir ef. Iljazi, të shoqëruar edhe nga kryetari i Këshillit të BI-së sëë Gjakovës, Ahmet ef. Hoxha, vizituan bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ku u pritën nga drejtori i bibliotekës, z. Engjëll Berisha.
Drejtori i bibliotekës i njohu zyrtarët e Kryesisë së BIK me historikun, fondin, librat, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet biblioteka “Ibrahim Rugova” në Gjakovë.
Ndërsa, drejtori për Kulturë e Veprimtari Botuese në Kryesinë e BIK-ut, e njohu nikoqirin me historikun e veprimtarisë botuese në kuadër të BIK-ut, si dhe për qëllimin e aksionit “Libri më afër lexuesit”.
Përfaqësuesit e BIK-ut i dhuruan bibliotekës “Ibrahim Rugova” botimet e Kryesisë së BIK-ut, respektivisht Shtëpisë Botuese “Dituria islame” prej 113 tituj në 337 kopje të fushave e disiplinave të ndryshme.
Aksioni “Libri më afër lexuesit” do të vazhdojë ditëve në vazhdim edhe në qendrat e tjera në Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava në vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

18 nëntor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me ftesë …