Prishtinë,2 nëntor
Sot në ditën e dytë po zhvillohet gara e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit, të cilat po mbahen nën patronatin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në amfiteatrin e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë,
Para se te fillojnë garat, anëtarët e komisionit në tri gjuhët mbajtën nga një fjalë këshilluese për garuesit dhe rregullat komunikuese me ta.
Ata thanë:

“Kemi ardhur nga vende të ndryshe dhe falenderojmë Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës që, nën patronatin e Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava, po mbahen këto gara, duke inkurajuar garuesit që me hifzin, dijen dhe leximin e tyre do të garojnë mes tyre, për suksese dhe shpresojmë që do të keni performancë të shkëlqyeshme.”
Në këto gara po marrin pjesë medresetë nga këto shtete: Kosova, Shqipëria, Turqia, Bosnja, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria dhe Sanxhaku.

[srizonfbalbum id=32]

Janë gjithsej 40 garues nga tetë (8) vende të Ballkanit, që në në vazhdim do të testojnë memorizimin dhe leximin e bukur të tyre, përballë një komisioni profesional në përbërje:Hfz. Safet Hoxha – Kosovë, Hfz. Etem Alanka – Turqi, Abdullah Al-Muhib – Siri, Hfz. Aziz Alili – Kroaci dhe dr. Emjed Saadeh – Jordani.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…