Reagim mbi sulmet në Vienë

“Kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin” .
Kurani

Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit .
Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij.
Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkëndiejmë dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë.

“Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”. Muhamedi a.s.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

  • Konkurs

    Data: 25.02.2021 Këshilli i Bashkësisë Islame i Podujevës shpall: K O N K U R S Për plotës…
  • Konkurs

    Data: 18 shkurt 2021 Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë shpall: KONKURS Për plotësimin …
  • Urimi i Myftiut Tërnava me rastin e Ditës së Pavarësisë

    16 shkurt 2021 Të dashur qytetarë, Vëllezër e motra! Nesër, më 17 shkurt, populli i Kosovë…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Data: 25.02.2021 Këshilli i Bashkësisë Islame i Podujevës shpall: K O N K U R S Për plotës…