Kurban – Bajrami të enjten më 24 shtator

Prishtinë, 22 shtator 2015

 NJOFTIM PËR OPINION

 Kurban – Bajrami të enjten më 24 shtator

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e enjte, më 24 shtator 2015.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në  xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe), në Prishtinë.

 

Manifestimi fillon në ora 5:45, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj kryeimami i BIK, Sabri ef. Bajgora.

Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 7:01, të cilit do ti prijë Resul ef. Rexhepi, ndërsa Hytben – mesazhin do ta mbaj, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 24 shtator 2015, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban –Bajramit!

  • Konkurs

    Data: 3 mars 2021 Këshilli i Bashkësisë Islame i Vushtrrisë shpall: KONKURS Për plotësimin…
  • Konkurs

    Data: 25.02.2021 Këshilli i Bashkësisë Islame i Podujevës shpall: K O N K U R S Për plotës…
  • Konkurs

    Data: 18 shkurt 2021 Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë shpall: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Data: 3 mars 2021 Këshilli i Bashkësisë Islame i Vushtrrisë shpall: KONKURS Për plotësimin…