DEKLARATË PËR OPINION Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 9 maj 2015 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e sotme, përveç tjerash, diskutoi edhe për gjendjen në BFI të Maqedonisë, për çka edhe vendosi të dalë me këtë DEKLARATË PËR OPINION Kryesia e BIK-ut me vëmendje ka shikuar zhvillimet gjatë javës, që kanë përfshirë Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, për çka ndihet e shqetësuar për hyrjen e dhunshme të një grupi individësh në selinë qendrore të BFIM-RIASET. Kryesia e BIK-ut një veprim të tillë e konsideron si të papranueshëm, pa marrë parasysh motivet nga të cilat udhëhiqen pretenduesit. Kryesia e BIK-ut mbështet organet dhe forumet legale e legjitime të BFI-së së Maqedonisë, dhe si të vetmen rrugë për zgjidhjen e kësaj situate në të cilën është BFI e sheh respektimin e Kushtetutës dhe akteve normative në fuqi, me të cilat edhe funksion BFI-ja e Maqedonisë. BIK-u përshëndet unitetin e organeve dhe institucioneve të BFI-së në Maqedoni, unitet që është treguar edhe pas zhvillimeve të fundit. Kryesia e BIK-ut bën apel që, me gjakftohtësi dhe duke respektuar Kushtetutën, pa politizime e polarizime, të tejkalohet kjo gjendje, dhe BFI-ja sa më parë t’i kthehet misionit të saj primar.