DEKLARATË PËR OPINION

Prishtinë, 13 tetor 2014
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon shkrimin e grafiteve në pronën e Manastirit të Deçanit si një akt të papranueshëm, të dënueshëm dhe kundër mësimeve e traditës fetare.

Atakimi i objekteve fetare e kulturore është vepër e kryer nga ata që nuk ia duan të mirën vendit dhe populli të Kosovës. Një akt i tillë dëmton përpjekjet e bashkësive fetare për të kultivuar tolerancën e mirëkuptimin ndërfetar e ndëretnik.
Edhe krahasimet që janë bërë në grafite janë të papranueshme për shoqërinë kosovare, sidomos për karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së.
Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit në vendin tonë.

  • Konkurs

    Data: 3 mars 2021 Këshilli i Bashkësisë Islame i Vushtrrisë shpall: KONKURS Për plotësimin…
  • Konkurs

    Data: 25.02.2021 Këshilli i Bashkësisë Islame i Podujevës shpall: K O N K U R S Për plotës…
  • Konkurs

    Data: 18 shkurt 2021 Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë shpall: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Data: 3 mars 2021 Këshilli i Bashkësisë Islame i Vushtrrisë shpall: KONKURS Për plotësimin…