Myftiu Tërnava u prit në takim nga presidenti Hashim Thaçi

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava është takuar sot me presidentin e vendit Hashim Thaçin

Në këtë takim Myftiu Tërnava e informoi presidentin Thaçi për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Ndërkohë presidenti Thaçi theksoi se vlera dhe pasuri të tilla të Kosovës duhet t’i promovojmë vazhdimisht.

“Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës. Kosova është atdhe i të gjithëve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, 4 mars 2021 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve t…