Myftiu Tërnava priti një delegacion ndërfetar nga Zvicra Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 13 shtator 2013 Myftiu Tërnava priti një delegacion ndërfetar nga Zvicra i përbërë nga Mark Lenert- prift në Kishen Protestante në Payerne, Dominique Vensant- prift në Kishën Katolike në Payerne, Remy- është anëtarë i Kishës Protestante të shoqëruar nga Mehdi Shahini, i cili është ishte iniciues i kësaj vizite njohëse me Kosovën dhe komunitetet fetare në vend për të parë nga afër tolerancën dhe bashkëjetesën mes komuniteteve fetare në Kosovë. Myftiu Tërnava i falënderoi mysafirët zviceran për vizitën. “Në emër të BIK dhe besimtarëve myslimanë më lejoni të falënderoi popullin dhe shtetin mik zviceran për ndihmën e dhënë Kosovës prej dekadash, si dhe për mundësinë që i keni ofruar popullit tonë të integrohet dhe të ndjehet i lirë e i sigurt sikur në vendin e vet dhe të praktikon edhe besimin e vet lirshëm. Myftiu i njohu mysafirët edhe me organizimin dhe funksionimin e BIK. Një pjesë të fjalës së tij Myftiu ia kushtoi edhe marrëdhënieve të mira ndërfetare që kultivojnë bashkësitë fetare në Kosovë, për se Myftiu tha: “BIK është e përkushtuar që këtë frymë të dialogut, mirëkuptimit, bashkëjetesës e të bashkëpunimit ta kultivojmë, ta forcojmë e avancojmë në vazhdimësi “.Mark Lenert falënderoi Myftiun për pritjen dhe për angazhimin e BIK për të avancuar edhe më tej dialogun ndëfetar, ngase vetëm kështu njihemi më mirë dhe duke njohur njeri- tjetrin, do respektohemi edhe më shumë e më mirë.Delegacioni nga Zvicra vizitoi edhe FSI-në dhe Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë. Ky delegacion gjatë qëndrimit në Kosove do të kenë takime edhe me krerët e Komuniteteve tjera fetare.