Myftiu Tërnava priti presidentin e Ligës së Myslimanëve Evropian, Alfredo Maiolese

Më 21 maj Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava priti presidentin  e organizatës Europian Muslims League” Alfredo Maiolese  me rezidencë në  Bern (Zvicër). Në këtë takim Myftiu  Tërnava njoftoi për së afërmi mysafirin për historikun e BIK-së, zhvillimin e jetës fetare si dhe  sfidat   me të cilat ballafaqohet ky institucion. Nga ana e tij presidenti Maiolese shprehu kënaqësinë  për mirëpritjen  dhe prezantoi para Myftiut Tërnava  qëllimin dhe ecurinë mbi proceset dhe trendët nëpër të cilat po kalojnë myslimanët në Evropë.

Nga ana tjetër z Maiolese premtoi se do të bëjë një ftesë zyrtare për Myftiun Tërnava për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Islami dhe diplomacia” që do të mbahet më 9 qershor të këtij viti  në Gjenova (Itali). Maiolese. Ka përvojë të gjatë  në dialogun mes Italisë dhe Lindjes së Mesme..Ai u konvertua në islam para 20 vitesh dhe është ekspert në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ambasador i paqes. Ka gradën shkencore në marrëdhënie ndërkombëtare, ka një karrierë të bujshme politike e diplomatike, është përfaqësues i Ministrisë së Vakfit dhe çështjeve islame  të Kuvajtit  në qeverinë italiane. Është këshilltarë fetar në qeverinë lokale të Gjenovasë, zëdhënës i komunitetit mysliman në Gjenova, President  i akademisë diplomatike të Gjenovasë, anëtarë i akademisë diplomatike (Angli), anëtarë  i këshillit akademik të Universiteti të paqes (Zvicër). Ka mbajtur një sërë ligjëratash në  universitete të shteteve të ndryshme si në  Itali,Kuvajt e gjetiu. Zotëron gjuhën frënge, angleze dhe arabe si dhe gjuhën italiane si gjuhë amtare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…