Myftiu Tërnava për vizitë zyrtare në Dubai Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 29 prill 2013 Me ftesë të ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve fetare në qeverinë e Dubait, Myfiu Tërnava po qëndron për vizitë zyrtare në Dubai ku takoi autoritetet më të larta të Ministrisë.Myftiu Tërnava fillimisht u prit nga këshilltari i ministrit të financave të Dubait, z. Mirza Saig, të cilin Myftiu e falënderoi për përkrahjen që ka dhënë qeveria e EBA për Kosovën në mekanizmat ndërkombetar, e sidomos për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur e sovran nga EBA. Myftiu gjithashtu e njohu nikoqirin për zhvillimet në Kosove dhe për punën dhe angazhimet e BIK- ut. Gjatë takimit Myftiu e ftoi qeverinë e Dubait dhe Emirateve për investime në Kosove të cilat do luanin rol në zhvillimin e vendit.Nikoqiri pasi i dëshiroi mirëseardhje Myftiut e falënderoj për vizitën dhe theksoi se Ministri i Financave dhe njëherësh, zëvendës i Emirit të Dubait, Hamdan Bin Rashid Al Mektum është interesuar për zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e ofrimit të përkrahjes së Kosovës në përgjithësi e BIK -ut në veçanti. Të dy palët u dakorduan për nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimi përmes të cilit Fondacioni “Al -Maktum” do të ndihmon BIK- un në realizimin e disa projekteve.Myftiu gjithashtu zhvilloi pati takime të rëndësishme në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të qeverisë së Dubait, në Fondaconin ndërkombëtar “Dubai për Bamirësi” pastaj në Fondacionin “Muhamed bin Rashit Al-Maktum” që udhëhiqet nga Emiri i Dubait.