U mbajt punëtoria për të Drejtën Humanitare Ndërkombëtare dhe të Drejtën Islame në Lidhje me Konfliktin e Armatosur

Prishtinë, 26 nentor

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) në bashkëpunim me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK), organizuan punëtori për të Drejtën Humanitare  Ndërkombëtare dhe të Drejtën  Islame në Lidhje me Konfliktin e Armatosur. Në këtë workshop morën pjesë kryetari i BIRK-ut,  Myfiu Naim ef. Tërnava, përfaqësuesi rajonal i Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me seli në Sarajevë z. Klement Mahmud,  shefi i misionit të KNKK-së në Kosovë  Agim Gashi, kryetar të këshillave të BI-së, kryeimamë, profesorë nga Fakulteti i Studimeve Islame, profesorë nga Medreseja Alauddin, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut, zyrtarë të KNKK-së nga Sarajeva e mysafirë të  tjerë.

Fjalën hyrëse e mbajti Myftiu Naim ef,Tërnava i cili falenderoi KNKK-në që në bashkëpunim me BIRK-un po organizojnë këtë  workshop që ështē tejet i rëndësishëm. E çmoj dhe e vlerësoj lart organizimin e kësaj konference që për temë ka parimet që parasheh e drejta ndërkombëtare dhe e drejta islame në konfliktet e armatosura, respektivisht në luftëra.

Ne, si Bashkësi Islame e Kosovës, dhe unë si Myfti i saj, kemi pranuar me kënaqësi që të jemi bashkorganizator dhe të japim kontributin tonë modest në sqarimin e opinionit për parimet dhe konditat që ka dhe që kultivon e mëson feja islame në raport me konfliktet e armatosura respektivisht luftërat.

Po ashtu, ne do të njohim këtu edhe normat dhe parimet e së drejtë ndërkombëtare përkitazi me çështjen në fjalë.

“Ç’është e vërteta, feja islame luftën e sheh vetëm si mundësi të fundit për të mbrojtur integritetin, vendin, popullin, besimin e kulturën nga armiku, vetëm atëherë kur janë shterur të gjitha mundësitë për të shmangur konfliktin-luftën.

Thënë shkurt, sipas fesë islame, lufta paraqet një “obligim të padëshiruar” e që duhet vënë në zbatim, duke mbajtur dhe pasur parasysh vlerat e veçanta njerëzore dhe morale dhe që mund të përdoret në ato raste kur ajo është e pashmangshme. Në rastin e një konflikti, besimtarët duhet të luftojnë vetëm nëse lufta është e nevojshme, nëse kundërshtarët sulmojnë dhe nëse nuk mbetet asnjë zgjidhje tjetër” – theksoi Myftiu Tërnava.

Ai po ashtu tha se Islami promovon paqen, tolerancën dhe respektin e ndërsjellë dhe vetë emri Islam është paqe.

Më pas, workshopi vazhdoi me kumtesa, Ragmi Destani nga Bashkësia Islame e Kosovës paraqiti trajtesën e tij me temën”Përdorimi i forcës  sipas së drejtës islame” kurse përfaqësuesi rajonal të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me seli në Sarajevë z. Klement Mahmud, u paraqit me kumtesën “Sfidat e konflikteve të armatosura bashkëkohore në kontekstet islame”.

Workshopi do të vazhdojë punën edhe nesër.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…