Myftiu Tërnava mori pjesë në inaugurimin e Qendrës Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar e Ndërkulturor Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 27 nëntor 2012 Më 26 nëntor 20012, në Vjenë të Austrisë, në prani të shumë personaliteteve të larta fetare politike e kulturore, u bë inaugurimi i Qendrës Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkulturor “Abdullah bin Abdulaziz”. {jathumbnail}Në ceremoninë inauguruese qenë të pranishëm: ministri i jashtëm i Spanjës, ministri i jashtëm i Austrisë, ministri i jashtëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite, pastaj dr. Ekmeludin Ihsanogu- sekretar i përgjithshëm i Konferencës Islamike, Abdulla Turki- sekretar i përgjithshëm i Ligës Arabe, Mitropoliti Ortodoks me seli në Stamboll, një kardinal nga Vatikani, rabini kryesor për Evropë si dhe shumë personalitete të tjera nga vende të ndryshme. Kosova në këtë manifestim u përfaqësua nga një delegacion i prirë nga myftiu Naim ef. Tërnava. Përmes videolinkut të pranishmëve në inaugurim iu drejtuan edhe Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz, kryetari i Austrisë dhe përfaqësuesi i Mbretit të Spanjës. Themelimi i Qendrës është bërë me iniciativën e përbashkët nga Mbreti i Arabisë Saudite, Mbreti i Spanjës dhe Qeveria e Austrisë. Duhet theksuar se themelimit të kësaj qendre i parapriu mbajta e tri konferencave në Mekë, Madrid dhe Gjenevë, që për temë kishin nxitjen e dialogut ndërfetar e ndërkulturor. Në Vjenë përfaqësuesit e të gjitha besimeve të mëdha botërore nënshkruan një memorandum mirëkuptimi. Gjatë qëndrimit në Vjenë, Myftiu Tërnava takoi shumë personalitete të shquara botërore, të cilët i njohu me të arriturat e Kosovës dhe kontributin që ka dhënë dhe po jep BIK në afrimin e komuniteteve në Kosovë. Duhet veçuar, se për disa herë më radhë, shumë të pranishëm në diskutimet e tyre, iu referuan harmonisë dhe mirëkuptimit ndërfetar në Kosovë, si shembull e model për vendet e tjera.