U bë varrimi i viktimave të Restelicës

Në xhaminë e fshatit u bë falja e namazit të xhenazes, të cilit i priu myftiu, Mr. Naim Tërnava.

Restelica

Restelicë, 13 shkurt – Të hënën, pas namazit të iqindisë është bërë varrimi i nëntë viktimave të tragjedisë që goditi Restelicën mengjesin e së shtunës. Me gjithë kushtet e vështira klimatike, ngase të gjitha rrugët qenë të mbuluara me borë dhe qarkullimi bëhej me vështirësi, në ceremoninë e varrimit qenë një numër i madh i qytetarëve nga Gora, Opoja, Prizreni e rrethet tjera të Kosovës.

{jathumbnail}Në këtë ceremoni qe edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, nënkryetari i Kuvendi të Kosovës, Xhavit Haliti, kryetari i Dragashit, Salim Jonuzi, pastaj përfaqësues nga FSK-ja e Policia e Kosovës, etj.Restelica
Në Restelicë, Myftiu Tërnava, bashkëbisedoj me imamin e fshatin, Shaban Haxhiun nga i cili u njoh nga afër me gjendjen në Restelicës pas ortekut që mori jetën e 10 pjestarëve të familjes Reka.
Po ashtu, Myftiu Tërnava u shprehu ngushëllime familjes Reka dhe restelicasëve, si dhe u premtoj përkrahjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj situate. Në xhaminë e fshatit u bë falja e namazit të xhenazes, të cilit i priu myftiu Naim Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…