Përqindjet e Republikës Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Në Kosovë jetojnë 1.8 milion banorë. Nga ta, 96 përqind janë myslimanë, 2.2 përqind katolikë dhe 1.5 përqind ortodoksë. E enjte 9 Shkurt 2012 Këto janë të dhënat preliminare të dala nga regjistrimi i fundit i popullsisë, të cilat i ka siguruar Gazeta Express. Rreth 93 përqind e banorëve janë shqiptarë, 1.5 përqind janë serbë – pa përfshirë Veriun, boshnjakë 1.6, turq 1.1 Më shumë se një milion e gjysmë të qytetarëve të Kosovës janë myslimanë. Kjo ka dalë nga regjistrimi i popullsisë në prill të vitit që shkoi. Ndonëse Enti i Statistikave ka bërë publike vetëm rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, Gazeta Express ka siguruar të dhënat preliminare për të gjitha etnitetet e regjistruara në Kosovë. Përveç etniteteve, në listën e të dhënave që ka siguruar Express janë edhe qytetarët e regjistruar në bazë të përkatësisë fetare. Nga këto të dhëna del se 1 milion e 660 mijë e 598 qytetarë të Kosovës janë të përkatësisë fetare myslimane. Sipas këtyre të dhënave, 38 mijë e 223 qytetarë janë të besimit katolik, 25 mijë e 685 të besimit ortodoks. Në formularët e regjistrimit të popullsisë ishte mundësia edhe të mos e tregonin besimin si dhe t’i mohojnë të gjitha besimet. Kështu 1209 qytetarë të Kosovës janë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7077 nuk janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë. /express/